Sport

Humbja me Kukësin dhe rezultatet negative ‘djegin’ Devollin, Dinamo gjen trajnerin e ri

14 Mars 2022, 12:36 Nga DOSJA
Humbja me Kukësin dhe rezultatet negative ‘djegin’ Devollin,

TIRANË– Bledar Devolli nuk është më trajner i Dinamos. Humbja e fundit kundër Kukësit ka rezultuar fatale për gjirokastritin, i cili i ka dhënë fund aventurës me ekipin kryeqytetas.

Klubi blu ka ndërprerë bashkëpunimin, i cili e mori drejtimin më 7 shkurt dhe në shtatë ndeshje si trajner i parë arriti një fitore, një barazim dhe pesë humbje.Blutë do të drejtohen në 11 javët e mbetura nga italiani Rudolfo Vanoli, i cili pritet të prezantohet nesër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bledar devolli dinamo bledar devolli dinamo

Sondazh

Poll