Aktualitet

Përvetësoi kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi, kush është Helidon Gjikoka, gati 1 vit në arrati

14 Mars 2022, 16:01 Nga DOSJA
Përvetësoi kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi, kush

TIRANË– Një ish-zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nën akuzë për tjetërsimin e mijëra metrash katrorë pronë, Helidon Gjikoka është arrestuar nga Policia e Vlorës pas gati një viti që ishte në kërkim nga ana e Prokurorisë së Vlorës. Gjikoka u arrestua të premten, ndërsa Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, masë që ishte dhënë në mungesë për të, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Biznesmeni akuzohet se kishte kryer dy vepra penale, atë të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të vulave dhe formularëve”.

Gjatë kohës që ishte në kërkim, 48-vjeçari u largua jashtë vendit, me gjasa drejt Britanisë së Madhe, kjo pasi gjyqtari Gramoz Levanaj, i cili për detyrë të caktonte ose jo masën e sigurisë në Apelin e Shkallës së Parë, njoftoi biznesmenin, i cili ishte në hetim, se ndaj tij do të merrej një masë sigurie, duke dekonspiruar arrestimin e tij.

Më herët, Dosja.al raportonte se biznesmeni ishte i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, dhe siç sqarojnë burimet, Policia dhe Prokuroria kanë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën.

Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit. Për më shumë detaje lidhur me arratisjen e biznesmenit (SHIKO KËTU)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet helidon gjikoka helidon gjikoka

Sondazh

Poll