Aktualitet

Protestat në Shqipëri, Abazi: Ka dorë Meta e Berisha, por ka edhe të pavarur

14 Mars 2022, 14:17 Nga DOSJA
Protestat në Shqipëri, Abazi: Ka dorë Meta e Berisha, por ka edhe

TIRANË– Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi shkruan se bie dakort me konstatimin e kryeministrit se pas protestave massive qëndron dora e ish-kryeministrit Sali Berisha e Presidentit Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se e gjitha kjo bëhet që Meta e Berisha tu demonstrojnë ndërkombëtarëve se janë faktor i panashkalueshëm dhe se synojnë marrjen nën kontroll të Partisë Demokratike zyrtare, pasi morën Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ai shton ndër të tjera ka edhe një grup tjetër protestuesish që marshojnë rrugëve në emër të uljes së çmimeve. Këto grupime, sipas tij tregojnë se protestat janë të drejta dhe kalojnë interest e politikanëve.

Statusi i plotë:

Mbi protestat. Rama pretendon se protestat në mbrapaskenë i shtynë Berisha dhe Meta. Pajtohem pjesërisht me këtë konstatim të Ramës. Berisha dhe Meta kanë interesin t’i dëshmojnë ndërkombëtarëve se ata janë faktor i paanashkalueshëm. Tashmë që kanë fituar Shkodrën dhe kanë mundur Bashën bindshëm, ata synojnë rimarrjen e kontrollit të PD-së zyrtare, ku më tej marrin edhe të drejtat për komisionet parlamentare, kohën në foltoren e Kuvendit, buxhetin që i takon PD-së dhe komisionerët në zgjedhjet e ardhshme. Ata po kërkojnë normalizimin e marrëdhënies së tyre me ndërkombëtarët dhe njohjen e tyre formale si opozita kryesore e vendit.

Thirrja mbizotëruese në protestë është “Rama Ik”. Berisha dhe Meta e dinë që në kohë lufte ndërkombëtarët do bëjnë çmos që Rama mos të largohet me protesta për shkak të idesë se vendi ka nevojë për stabilitet. Berisha dhe Meta e dinë që gjasat që të ndodh largimi i Ramës në këtë kohë janë të vogla, prandaj interesi i tyre kryesor është presioni nga poshtë me protesta për rimarrjen e opozitës zyrtare të vendit duke dëshmuar se janë të aftë të organizohen në terren, në Tiranë e në rrethe, duke i nxjerr njerëzit e tyre në protesta që i pamundësojnë Ramës të qeverisë me stabilitet në një gjendje lufte. Ka mundësi që nëse Berisha dhe Meta marrin atë që po kërkojnë në lidhje me PD-në dhe opozitën, do ishin të gatshëm të mos i shtynin njerëzit e tyre të dalin në këto protesta.

Mirëpo, shpjegimi i mësipërm nuk është shterues. Në protesta po marrin pjesë edhe qytetarë e grupime formale dhe informale që nuk janë aty për synimet e Berishës dhe Metës. Këto grupe nuk janë të lidhur me njeri-tjetrin, nuk kanë të njëjtat synime e bindje, dhe nuk kanë as të njëjtat kërkesa të unfikuara. Pjesëmarrja e ketyre qytetarëve dhe fakti që qeveria tashmë ka bërë disa “lëshime” dhe ka ndërmarrë disa masa të pjesshme, dëshmon për faktin se protestat ishin të drejta dhe tejkalojnë interesat e Berishës, Metës dhe Ramës, apo edhe të negociatave dhe presioneve që mund të jenë duke u zhvilluar në mbrapaskenë.

Në mënyrë që protestat të krijojnë një frymë opozitarizmi jashtë interesave të Berishës dhe Metës, apo edhe të Ramës, do ishte gabim nëse ato unfikohen nën frymën e sloganit “Rama ik”. Protestat kanë nevojë për kërkesa konkrete të matshme të modelit të ekonomisë së luftës. Nëse këto kërkesa nuk hartohen dhe nuk unifikohen, atëherë slogani përbashkues i këtyre protestave do mbetet “Rama ik” – dhe kjo, në gjendje lufte, paradoksalisht i intereson Berishës, Metës, por edhe Ramës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll