Aktualitet

Do zhvillonin mbledhje! Përfaqësues të “Foltores” gjejnë mbyllur selinë e PD-së, KËRKESAT

14 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
Do zhvillonin mbledhje! Përfaqësues të “Foltores”

TIRANË– Në ambientet e selisë blu, u paraqitën ditën e sotme demokratët e njësisë numër 8 në Tiranë. Përfaqësuesit e Foltores kërkuan që të futen në ambientet e brendshme pasi deklaruan se do të zhvillonin një mbledhje në kuadër të riorganizimit të partisë, por dyert e selisë kanë qenë të mbyllura. Një nga kërkesat e tyre, të cilën e zbuluan për mediat ishte hapja e garës për zgjedhje në PD.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Bllofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”- thanë ata duke u larguar më pas.

Reagimi i tyre erdhi pasi një ditë më parë, Pëllumb Seferi i kësaj njësie deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Demokratët thanë se ai nuk i përfaqëson, sikundër nuk i përfaqëson më as Lulzim Basha, pasi është shkarkuar. Para se të largoheshin, si simbolikë ata vendosën një lule në derën kryesore të PD-së, duke qenë se sot ishte edhe Dita e Verës. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO-LAJM/ Basha u mbylli derën, mbështetësit e Berishës i lënë lule (Gjesti)

FOTOJA- Sali Lusha futet në selinë blu, kërkon largimin e Bashës bashkë me demokratët

Anëtari i degës 8 të PD: Basha doli më lindor se Putin, selia është kthyer si funeral

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike perfaqesues te foltores te pd tensione te pd partia demokratike perfaqesues te foltores te pd tensione te pd

Sondazh

Poll