Aktualitet

Makina del nga rruga në Bathore, plagosen dy pasagjerët në mjet, shoferi ia mbathi

14 Mars 2022, 15:37 Nga DOSJA
Makina del nga rruga në Bathore, plagosen dy pasagjerët në mjet,

TIRANË– Një mjet është përfshirë në një aksident këtë të hënë në Bathore, ku si pasojë dy pasagjerë të tij janë lënduar. Ndërkohë që në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit, mbetet mister kush ka qenë pasi ai është larguar pas aksidentit nga vendi i ngjarjes. Tanimë pritet që të aksidentuarit e tjerë, të japin detaje lidhur me identitetin e shoferit si dhe rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll