Aktualitet

Taksistët ende s`kanë rritur biletat, Përkeqi: nuk po mbulojmë dot kostot

14 Mars 2022, 15:46 Nga DOSJA
Taksistët ende s`kanë rritur biletat, Përkeqi: nuk po

Taksistët në qytetin e Lezhës ende nuk i kanë shtrenjtuar biletat e udhëtimit, pavarësisht rritjes së çmimit të naftës. Kolegu Martin Marku sjell në vijim historinë e taksistit Nikolin Përkeqi, i cili tregon se ky sektor po përballet me vështirësi të mëdha, deri në rrezik falimentimi. Nikolin Përkeqi, prej 15 vitesh punon si taksist në qytetin e Lezhës. Kjo punë është e vetmja mundësi, që Nikolini të sigurojtë të ardhura për të mbajtur familjen e tij….

Por, sot kur çmimi i naftës është shtrenjtuar, Nikoli tregon se po përballet me sfidën e vazhdimësisë së këtij biznesi. Ai tregon se tashmë fitimet janë zeruar, ndërsa të ardhurat që siguron gjatë ditës nuk janë më të mjaftueshme as për furnizimin me karburant. Deri më tani, ndryshe nga sektorët e tjerë të biznesit, taksitë në Lezhë nuk i kanë shtrenjtuar biletat, por kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë. Nikolin Përkeqi thotë se nëse nuk do të ketë reflektim në uljen e çmimeve të hidrokarbureve, do të jemi të detyruar të mbyllim punën pasi nuk nxjerrim dot as shpenzimet.

Marrë nga SYRI.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin përkeqi nikolin përkeqi

Sondazh

Poll