Aktualitet

Lajm i mirë për shqiptarët! Nga nesër hiqet formulari i PLF për hyrjen në Greqi

14 Mars 2022, 13:46 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët! Nga nesër hiqet formulari i PLF

GREQI- Hiqet rregulli për plotësimin e formularit PLF(Passenger Locator Form), nga nesër për të udhëtuar drejt Greqisë. Ky një lajm i mirë edhe për shqiptarët të cilët udhëtojnë shpesh në vendin fqinj.    Nga nesër, nuk do të nevojitet të plotësohet formulari PLF, pas 20 muaj ishte dokument i detyrueshëm dhe i nevojshëm për hyrje në Greqi. Kjo vlen për udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, të cilët vijnë nga vendet e BE-së ose të zonës Shengen, si dhe nga 35 vendet jashtë BE-së.

Ministri i Turizmit i Greqisë, Vasilis Kikiljas para dhjetë ditëve njoftoi se “me rekomandim të Komisionit të Epidemiologëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 15 marsi i vitit 2022 hiqet plotësimi i formularit Passenger Location Form (PLF) për të gjithë vizitorët nga të gjitha vendet për hyrje në Greqi” dhe shtoi se heqja e lehtëson procesin për hyrjen e turistëve dhe theksi do të jetë në kontrollimin e certifikatave.

Sipas faqes zyrtare të Greqisë mfa.gr se qeveria e greqisë po i lehtëson kufuzimet e pandemisë COVID-19, duke hequr plotësimin e formularit PLF, që nga data 15 mars 2022.

“Qeveria e Greqisë po lehtëson kufizimet e udhëtimit për të kufizuar pandeminë COVID-19, duke hequr kërkesën nga udhëtarët ndërkombëtarë për të plotësuar një formular për gjetjen e pasagjerëve që nga data 15 mars 2022. Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët që vijnë në Greqi, deri më 14 mars 2022, pavarësisht nga kombësia” shkruan njoftimi i mfa.gr.

Plotësimin e detyrueshëm të formularit PLF, Greqia e vendosi më 1 korrik të vitit 2020 kur pas valës së parë të Kovid-19 dhe karantinës së parë gradualisht filloi t’i hapë kufijtë për shtetasit e huaj.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni formulari plf greqi vasilis kikiljas formulari plf greqi vasilis kikiljas

Sondazh

Poll