Aktualitet

Biznesmeni Helidon Gjikoka arratiset për në Angli, dekonspirimi i gjyqtarit Levanaj ‘shkatërron’ planin për prangosje, pronari i “Ambel Beach” i mori tokën Ilir Kokës dhe ndërtoi hotel

Helidon Gjikoka, pronari i Ambel Beach ia mbath në Angli. Biznesmeni u njoftua nga gjyqtari Gramoz Levanaj se ndaj tij do të lëshohej një urdhër arresti. Policia shpall në kërkim Gjikokën. Hetimet përfshijnë edhe zyrtarë të ALUIZN-it.
Featured image of article: Biznesmeni Helidon Gjikoka arratiset për në Angli, dekonspirimi i gjyqtarit Levanaj ‘shkatërron’ planin për prangosje, pronari i “Ambel Beach” i mori tokën Ilir Kokës dhe ndërtoi hotel Helidon Gjikoka

TIRANË- Biznesmeni Helidon Gjikoka, personazhi kryesor i artikullit të botuar disa ditë më parë në Dosja.al, (SKANDALI/ Gjyqtari i Apelit, Gramoz Levanaj dekonspiroi Prokurorinë, njoftoi biznesmenin se do të arrestohej për hotelin në Dhërmi) është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Historia është e thjeshtë. Gjyqtari Gramoz Levanaj, i cili për detyrë të caktonte ose jo masën e sigurisë në Apelin e Shkallës së Parë, njoftoi biznesmenin, i cili ishte në hetim, se ndaj tij do të merrej një masë sigurie, duke dekonspiruar arrestimin e tij. Tashmë i njoftuar, Gjikoka ia ka mbathur, ndërsa çështja të vazhdojë të “djegë zyrtarë të tjerë”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se falë informimit, pronari i “Ambel Beach“, tashmë ndodhet në Angli, duke mos u arrestuar dot nga Policia e Tiranës.

Por pse e kërkon prokuroria arrestimin e Helidon Gjikokës?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biznesmeni është në kërkim, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, dhe siç sqarojnë burimet, Policia dhe Prokuroria kanë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën. Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit. Fati i buzëqeshi tashmë për herë të dytë, dhe pas njoftimit me fletëthirrje nga gjyqtari Gramoz Levanaj, biznesmeni arriti të largohej shumë larg Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment