Aktualitet

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën në 2017, kapen dy vëllezërit shqiptarë në Spanjë

14 Mars 2022, 14:05 Nga DOSJA
EMRAT/ Tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën në 2017, kapen dy

TIRANË– Enkel Kërtalli 37 vjeç dhe Morel Kërtalli, 41 vjeç, të dy vëllezër me njëri-tjetrin janë vënë në pranga në Valencia të Spanjës pasi ishin shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Konkretisht, vëllezërit tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën në vitin 2017, por ky i fundit shpëtoi pasi ndodhej brenda një mjeti të blinduar. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Njoftimi nga Fast Albania

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”. Operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve. Kapen dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore Fast Albania si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vepruar si të barabartë me homologët.

Si ndodhi atentati?

Në gusht të vitit 2017, vëllezërit Kërtalla qëlluan ndaj makinës së Gjokës 25 herë, por vetëm 15 plumba e kapën mjetin. Në momentin e goditjes, Gjoka ka qënë në prani të vajzave të tij por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka depërtuar në makinë pasi automjeti që përdorte atë ditë ishte i blinduar. Konflikti mes palëve që nga viti 1997 pasi daja e tyre ka pasur një konflikt me Dashamir Gjokën për çështje fajdesh.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje dashamir gjoka enkel kertalli morel kertalli arrestohen shqiptaret ne spanje dashamir gjoka enkel kertalli morel kertalli

Sondazh

Poll