Sport

Berisha në versionin “SUPERMAN”| Ndeshje thuajse për kornizë, nota e portierit shqiptar

14 Mars 2022, 12:09 Nga DOSJA

ITALI– Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Interit. Portieri i Torinos ia doli në disa momente të evitonte goditjet e Dzekos apo Vidal duke mbajtur skuadrën e tij në lojë, pavarësisht se në fund Torino doli me vetëm 1 pikë. Ndaj për këtë arsye, edhe portali “Eurosport” e ka zgjedhur në yjet e ndeshjes portierin shqiptar për këtë sfidë, duke i vendosur notën 7, ashtu siç ka marrë vetëm Bremer i cili ishte autori i golit për Torinon.

“Vetëm një gabim, një dalje e gabuar që thuajse i kushtoi një gol nga Gosens. Për sa i përket pjesës tjetër, është shumë i aftë ndaj Lautaro-s, ndaj Ranochias, ndaj Dimarcos. Që të jetë i qetë Milinkovic-Savic, titullari (apo ish?)”, shkruan portali i “Eurosport”

Ndalesa e zikaltërve në rezultatin 1-1 falë pritjeve të tij, mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion në Itali në një garë ku çdo pikë ka vlerë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport berisha inter torino berisha inter torino

Sondazh

Poll