Sport

Milan kursehet ndaj Empolit, lojtari 480 mijë eurosh nderon kuqezinjtë!

12 Mars 2022, 21:48 Nga DOSJA
Milan kursehet ndaj Empolit, lojtari 480 mijë eurosh nderon

ITALI- Milan mundi 1-0 Empolin në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A, duke u konfirmuar në krye të renditjes. Milan gjeti golin e avantazhit në minutën e 19′ me anë të Kalulu që gjeti golin e parë në Serie A.

Një goditje e Giroud dhe topi kthehet nga barriera e vendosur nga Empoli, por francezi tjetër vjen nga mbrojtja dhe me teknikë dhe një goditje të fortë bilardoje është ai që e dërgon topin aty ku portieri kundërshtar Vicario është thjesht spektator. Kujtojmë që Kalulu i ka kushtuar Milanit vetëm 480 mijë euro dhe u mor nga Lyon.

Në pjesën e dytë ishte skuadra toskane që mori kontrollin e lojës. Luperto dhe Bajrami, krijuan rastet e tyre, por Maignan si gjithmonë ishte në lartësinë e duhur. Me këtë fitore skuadra kuqezi e çon në +5 pikë larg diferencën me Interin e vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport empoli kalulu milan empoli kalulu milan

Sondazh

Poll