Sport

Kjo Tirana “rebele”, ku shkon kaq larg pa lejen e “prindërve”? Vllaznia bie në Shkodër

12 Mars 2022, 18:23 Nga DOSJA
Kjo Tirana “rebele”, ku shkon kaq larg pa lejen e

SHKODËR- Klasikja e Shqipërisë dhuroi gola dhe emocione të forta, por në fund festoi Tirana. Bardheblutë kryesues triumfuan 1-2 me përmbysje përballë Vllaznisë, duke siguruar suksesin e dytë sezonal në “Loro Boriçi”.

Ante Aralica kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë. Tirana reagoi pas gjysmëore lojë, por Hoti u ndal nga traversa. Vllaznia pati shansin e artë për të gjetur golin e qetësisë, por Liridon Latifi humbi një penallti të akorduar nga VAR-i në minutën e 35-të.

Tirana mori zemër dhe gjeti golin e barazimit dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, me Marsel Ismajlgecin. Pjesa e dytë nisi më mire për Tiranën, që kaloi në avantazh 20 minuta përpara fundit me Engjëll Hotin.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport tirana vllaznia tirana vllaznia

Sondazh

Poll