Sport

Liverpool fiton dhe shkon -3 nga City, Klopp shpërthen ndaj Salah, ky i kundërpërgjigjet

12 Mars 2022, 15:05 Nga DOSJA
Liverpool fiton dhe shkon -3 nga City, Klopp shpërthen ndaj Salah, ky i

ANGLI– Liverpool vazhdon serinë e fitoreve në Premier League. Në javën e 29-të të kampionatit anglez ‘The Reds’ fitojne me shifrat 0-2 ndaj Brighton.  Fitorja e tetë radhazi në kampionat për ekipin e Jurgen Klopp, suksese në të cilat ka pasur vetëm dy gola. Luis Diaz zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, duke gjetur golin e dytë në Premier League.

Sadio Mane goditi traverse në minutën e 57-të, teksa katër minuta më vonë Liverpool fitoi një penallti. Gjuajtja e Naby Keita u ndal me dorë në zonë nga një mbrojtës vendas. Momo Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e qetësisë. Megjithatë në fundin e pjesës së parë pati një shkëmbim të zjarrtë mes Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah.

Sulmuesi shpërdoroi një rast të pastër, gjë që ka tërbuar trajnerin gjerman, i cili ka shpërthyer duke i thënë lojtarit të tij: “Pass the ball” (Pasoje topin.) Ka qenë e menjëhershme përgjigja e Mohamed Salah, i cili ka thënë: “To Who?” (Kujt?)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport klopp liverpool salah klopp liverpool salah

Sondazh

Poll