Sport

Pas dy vitesh mungesë nga pandemia, rikthehet Turi i Tiranës në çiklizëm…

12 Mars 2022, 14:45 Nga DOSJA

TIRANE Sporti i çiklizmit ka filluar aktivitetet e tij zyrtare mëngjesin e së shtunës me Turin e Tiranës, një garë e cila e rikthen këtë sport në normalitet, pas dy viteve me aktivite të cunguara për shkak edhe të pandemisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, tregon më tepër rreth këtij aktiviteti.

“Ky aktivitet ka të bëjë më tepër me masivizimin e këtij sporti, por edhe për të parë gjendjen e sportistëve se ku janë, përpara garave të rëndësishme ndërkombëtare, që do të kemi muajt e ardhshëm në kampionatin europian, atë botëror apo ballkaniadë”.

Sipas kryekomisarit të garës, Arben Pinari kjo garë është e një shkalle të vëshëtirësisë së mesme, por në të kanë marrin pjesë tre kategori grup-moshash me distanca të ndryshme që variojnë nga 42 km për të rinjtë deri në 90 km për të rriturit.

“Marrin pjesë të gjitha skuadrat kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Partizani, Skënderbeu, dhe Teuta.  Gara pati startin e saj nga Liqeni i Tiranës e më pas vazhdoi drejt Bradasheshit të Elbasanit për të mbyllur gjithçka në kalanë e Petrelës”.

Ja dhe fituesit e kësaj gare, sipas grup-moshave:

Kadetë (42 km)

Erdi Pilku (Tirana) 1h 18’14”

Emil Priftaj (Tirana) 1h 19’15″

Ankel Limaja (Tirana) 1h 20’45”

Junior (74 km)

Henri Hysa (Teuta) 2h 21’39”

Gridi Milkurti (Studenti) 2h 22’44”

Servet Kastrati (Vllaznia) 2h 23’50”

Senior (90 km)

Kristel Sota (Apolonia) 2h 47’38

Olsian Velia (Tirana) 2h 48’47”

Andi Tafili Tafili (Teuta) 2h 51’02”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport apolonia e fierit çiklizmit drejtuesja e klubit tirana skënder anxhaku turin e tiranës apolonia e fierit çiklizmit drejtuesja e klubit tirana skënder anxhaku turin e tiranës

Sondazh

Poll