Sport

Ronaldo, sulmuesi më i madh në histori: Tri gola Spurs| THYHET REKORDI I BICAN!!!

12 Mars 2022, 19:31 Nga DOSJA
Ronaldo, sulmuesi më i madh në histori: Tri gola Spurs

ANGLI- Rekord mbi rekordin. Cristiano Ronaldo është i pandalshëm. Kritikat dhe thashethemet për të në ditët e fundit nuk e kanë prekur aspak dhe në rastin e parë të mirë portugezi është përgjigjur në mënyrën e tij. Portugezi ka shënuar hat-trick ndaj Tottenham dhe arriti në 807 gola zyrtarë dhe mundi rekordin e mbajtur nga Josef. Bican (805 ).

Sulmuesi shënoi tri gola në ndeshjen vendimtare në luftën për vendin e katërt kundër Tottenham-it të Antonio Contes: CR7 zhbllokoi ndeshjen në Old Trafford me një goditje prej 25-metrave aty ku Lloris nuk mundi dot ta bllokonte.

 

806. @Cristiano.

Professional football’s all-time leading goalscorer. #MUFC | #MUNTOT

— Manchester United (@ManUtd) March 12, 2022

Harry Kane do të barazonte në minutën e 35′, ndërsa po Ronaldo do të shënonte pas tri minutash. Në pjesën e dytë, Maguire do të komplikonte ndeshjen me një autogol, por përsëri portugezi do të shënonte në minutën e 81′ në atë goditje me kokë.Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo kalon 20 golat në sezon për të disatën herë në karrierën e tij, Asnjë lojtar në histori nuk ka shënuar më shumë gola për klube dhe kombëtare sesa Cristiano Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll