Sport

Humbën finalen e Kupës, lojtarë e tifozë dhunojnë arbitrin; e pëson edhe kreu i Federatës

12 Mars 2022, 16:23 Nga DOSJA
Humbën finalen e Kupës, lojtarë e tifozë dhunojnë

ARGJENTINË– Çmenduri në Argjentinë. Skuadra de La Puerta humbi finalen e kupës dhe, në fund të ndeshjes, lojtarët ndjekin arbitrin dhe e dhunojnë. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Episodi ndodhi në fund të një finale të kupës amatore në Colonia Tirolesa, në provincën argjentinase të Cordoba.

Sipas mediave, klubi i de La Puerta ishte ankuar për disa vendime të arbitrit gjatë ndeshjes. Ndërkohë që klubi fitues po festonte, lojtarët kundërshtarë sulmuesin arbitrin Eduardo Pastorino.Shumë tifozë panë skenën pa ndërhyrë, siç shihet në videon e shpërndarë nga transmetuesi argjentinas Radio Jesus Maria. Nga ana tjetër, disa tifozë iu bashkuan sulmit ndaj arbitrit pasi kaluan mbi gardhin rrethues të fushës.

Presidenti i ligës rajonale Gustavo Garcia ndërhyri në përpjekje për të ndalur dhunën, por u godit me grusht. Një filmim tregon një burrë që e rrëzon presidentin në tokë nga pas para se një tjetër ta shkelmojë. Ndërkohë, tetë lojtarë të La Puerta dhe tre spektatorë janë identifikuar tashmë nga policia.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arbitri i ndeshjes argjentine la puerta arbitri i ndeshjes argjentine la puerta

Sondazh

Poll