Sport

Dopio Morata, një autogol dhe super Szczesny: tris i Juves në Marassi ndaj Sampdorias

12 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
Dopio Morata, një autogol dhe super Szczesny: tris i Juves në Marassi

ITALI-Juventus vazhdon ecurinë pozitive në kampionat dhe tani pretendon për titullin kampion. Në javën e 29-të të Serie A, skuadra drejtuar nga Max Allegri mundi 1-3 Sampdorian, dhe shkon në kuotën e 56 pikëve.

Në pjesën e parë, Juventus do të gjente avantazhin falë një autogoli të Yoshida-s në minutën e 23′, ndërsa Morata në (34′) shënoi të dytin. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 74′ Szczesny ia doli të neutralizojë penalltinë e Candreva-s, ndërsa Sabiri në minutën e 84′ do të shënonte për dorianët. Megjithatë golat nuk do të përfundonin sepse Morata do të realizonte të dytin personal dhe të tretin në minutën e 88′.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus sampdoria juventus sampdoria

Sondazh

Poll