Sport

Veprim prej bomberi! Manaj magjik në fushë, i mjaftojnë 6 minuta për të shënuar në Serie A

12 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
Veprim prej bomberi! Manaj magjik në fushë, i mjaftojnë 6 minuta

ITALI– Vetëm 6 minuta në fushë i kanë mjaftuar sulmuesit Rey Manaj për të shënuar në Serie A. Futbollisti u hodh në fushë në minutën e 68’ në takimin ndaj Cagliarit, teksa në të 74-tën, ia doli të shënojë pas asistit të Kovalenkos.

Goli i katërt në Serinë A me fanellën e Spezia-s për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane. Pas një lëvizje të bukur brenda zonës, Manaj goditi saktë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Një veprim prej bomberi të vërtetë ky i lushnjarit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manaj spezia manaj spezia

Sondazh

Poll