Sport

LAJM I MADH PËR CHELSEA-n! Abramovich gjen marrëveshjen me qeverinë, ka 10 ditë kohë…

12 Mars 2022, 14:40 Nga DOSJA
LAJM I MADH PËR CHELSEA-n! Abramovich gjen marrëveshjen me

ANGLI– Roman Abramovich është përjashtuar zyrtarisht nga Premier League dhe nuk është më president i Chelseat. Megjithatë, manjati rus ka gjetur një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin. 55-vjeçari do të ketë vetëm 10 ditë kohë për operacionet e shitjes.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Premier League përmes një deklarate zyrtare: “Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, këshilli i Premier League-s skualifikoi Roman Abramovich nga posti i presidentit të Chelsea-t. Vendimi i Bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe zhvilluar ndeshjet, siç kërkohet nga kushtet e një licence të lëshuar nga qeveria e cila skadon më 31 maj 2022”.

Sipas rregullave, personi mund të shesë klubin brenda 28 ditëve,  një rregull që nuk mund të zbatohet në rastin e Abramovich për shkak të sanksioneve të qeverisë dhe aseteve të ngrira.

Megjithatë, siç raporton Daily Telegraph, manjati rus do të kishte arritur një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin. Sipërmarrësi ka  dhjetë ditë kohë për të përfunduar shitjen e klubit. 55-vjeçari në fakt ka komunikuar me The Rain Group, një bankë amerikane.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll