Sport

Mik me Abramovich, një tjetër klub del në shitje; rusi shpëtoi skuadrën nga falimentimi

12 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
Mik me Abramovich, një tjetër klub del në shitje; rusi

HOLANDË- Futbolli po testohet ashpër nga shpërthimi i luftës në Ukrainë pas pushtimit të ushtrisë ruse më 24 shkurt. Sanksionet e vendosura nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parashikuar ngrirjen e aseteve të të gjithë oligarkëve rusë, duke u shkaktuar atyre shumë shqetësime. Pas vendimit për Roman Abramovich, një tjetër klub në pronësi ruse del në shitje; Vitesse.

Valeriy Oyf, oligarku rus që zotëron klubin, të cilin e bleu disa vite më parë për 155 milionë euro në total për të shpëtuar klubin historik holandez nga falimentimi, ka vendosur të shesë aksionet.
Oyf është parë gjithmonë si një pronar enigmatik në Holandë deri në pikën që ka ngritur dyshime te federata holandeze e futbollit. Ndërkohë, Valeriy Oyf do të komentonte: ” Më dhemb shumë t’i them lamtumirë Vitesse, por në situatën aktuale po e marr këtë vendim të vështirë në interes të klubit, punonjësve, tifozëve, sponsorëve dhe palëve të tjera të interesuara – thekson ai – Vitesse është në zemrën time dhe kjo vlen gjithmonë për klubin dhe tifozët.”

 

Valeriy Oyf gaat aandelen in B.V. Vitesse verkopen. #Vitesse

— Vitesse (@MijnVitesse) March 11, 2022

Valeriy Oyf është konsideruar gjithmonë një figurë shumë e afërt me Roman Abramovich. Ai e ndërtoi pasurinë e tij në sektorët e gazit, arit, aluminit dhe naftës. Ai ka qenë drejtor i disa prej kompanive më të njohura ruse, si Gazprom dhe mbi të gjitha ka menaxhuar asetet e Abramovich përmes kompanisë Millhouse Capital. Që nga viti 2010, pas kolapsit ekonomik të klubit holandez, Vitesse ka qenë një lloj sateliti i Chelseat. Ai drejtohej fillimisht nga Alexander Chigrinsky, një biznesmen rus që u bë pronar i klubit dhe më pas nga vetë Oyf. Në fakt, gjatë viteve të fundit kemi parë disa futbollistë që kalojnë mes dy klubeve: Nemanja Matic, Patrick van Aanholt dhe Mason Mount më të njohurit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport valeriy oyf vitesse valeriy oyf vitesse

Sondazh

Poll