Politike

VD-Protestat kundër rritjes së çmimeve, Rama: Sot më vjen turp, jemi i vetmi vend

12 Mars 2022, 14:18 Nga DOSJA
VD-Protestat kundër rritjes së çmimeve, Rama: Sot më vjen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Europës që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë, duke akuzuar se protesta ishte e thirrur sipas tij, nga “non gratat”. Në një deklaratë nga zyra e tij në Kryeministri, Rama edhe njëherë pa përmendur se qeveria e tij ka marrë përsipër barrën e madhe për të lehtësuar biznesin e vogël por edhe familjet nga fatura e energjisë.


Sot më vjen turp se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-së dhe Europës që proteston. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën dhe protestën që të tregojë ndjeshmërinë sociale e tregfojë shumë gjëra dhe fatura e energjisë së çdo familje shqiptare. Prej muajsh asnjë familje dhe asnjë biznes nuk e paguan vetë faturën e energjisë, por bashkë me qeverinë. Përtej çmimit të rritur, në 550 euro për megavat. Qeveria paguan 80% të faturës së energjisë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. E kanë rritur çmimin e qeverisë. Ndryshe do i paguanin familjen, përfshirë edhe mua për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Bëhet fjalë për një shumë astronomike. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tënd,”– tha Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: 7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Nga indeksimi i pensioneve tek kompensimi për produktet e shportës!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama paketa e rezistencës sociale edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll