Politike

Edhe Dash Sula kundër Bashës: Gjeni zgjidhje, ndryshe i kemi menduar ne format tona…

12 Mars 2022, 11:25 Nga DOSJA
Edhe Dash Sula kundër Bashës: Gjeni zgjidhje, ndryshe i kemi menduar

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Sula tha se Basha duhet të gjente një zgjidhje për dorëheqje, ndryshe e mendonin vetë diçka deputetët. Duke nënkuptuar kështu një mocion për shkarkimin e tij.  

“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!,”-tha Dash Sula.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dash sula mbledhja e pd 12 mars 2022 dash sula mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll