Sport

Milan, një fanellë speciale e Shevchenkos për të mbështetur popullsinë ukrainase…

12 Mars 2022, 06:29 Nga DOSJA
Milan, një fanellë speciale e Shevchenkos për të

ITALI- Në mbështetje të legjendës së tij Andriy Shevchenkos, Milani ka projektuar dhe nxjerrë në shitje një fanellë “kopje” me numër 7, si ajo e veshur nga ish-sulmuesi i Milanit gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2002/03 në Mançester.

Fanella do të kujtojë ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shpatulla dhe gjoks, ku do të ketë edhe fjalët “AC Milan për Paqe” dhe simbolin e paqes.

Përmes Fondacionit Milan, të ardhurat nga shitja e kësaj fanelle speciale do t’i dhurohen Kryqit të Kuq Italian për projektin e ndihmave humanitare të Ukrainës.

Fanella do të jetë e disponueshme për porositje online në dyqanin zyrtar, duke filluar nga e premtja më 11 mars me çmimin 50 euro, të cilave mund t’i shtoni një donacion të mëtejshëm prej 15, 30 ose 50 euro.

Milani ndërmori menjëherë veprime për të mbështetur urgjencën humanitare në Ukrainë. Klubi ka krijuar një kanal të sigurtë për mbledhjen e fondeve për Kryqin e Kuq Italian, i cili është i angazhuar së bashku me Kryqin e Kuq të Ukrainës për t’iu përgjigjur nevojave humanitare të atyre që gjenden në vendet e konfliktit dhe atyre që kërkojnë azil përtej kufiri.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “humanitas” në milano andriy shevchenkos fjalët "ac milan për paqe" nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos “humanitas” në milano andriy shevchenkos fjalët "ac milan për paqe" nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos

Sondazh

Poll