Sport

Pas një arrestim në Porto, në hetim edhe natyralizimi i Roman Abramovichit si portugez…

12 Mars 2022, 10:36 Nga DOSJA
Pas një arrestim në Porto, në hetim edhe natyralizimi i Roman

PORTUGALI – Drejtësia portugeze njoftoi të premten në mbrëmje, se kishte kryer disa kontrolle dhe kishte arrestuar rabinin e komunitetit të Portos, si pjesë e një hetimi për natyralizimin e pasardhësve të hebrenjve, nga i cili përfitoi miliarderi rus Roman Abramovich, pronar i Chelsea, për të përfituar nënshtetësinë portugeze.

Hetimi ka të bëjë me fakte që “mund të përbëjnë vepra penale të korrupsionit aktiv, falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të parave apo edhe evazionit fiskal”,- saktësohet në një njoftim për shtyp nga prokuroria e Portos.

Daniel Litvak, kryerabini i Portos, u arrestua në Porto të enjten teksa do të kthehej në Izrael, sipas mediave lokale. Ai duhet të paraqitet të shtunën para një gjyqtari që do të vendosë për masat e kontrollit gjyqësor që do të zbatohen ndaj tij.

Drejtësia portugeze kishte hapur një hetim janarin e kaluar për procedurën e natyralizimit të Roman Abramovich, i cili mori shtetësinë portugeze në prill 2021. Miliarderi rus kishte përfituar nga një ligj që lejonte të gjithë pasardhësit e hebrenjve sefardikë, të persekutuar dhe të dëbuar deri në fund të shekullit të 15-të, të merrnin Kombësia portugeze.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport largimi i roman abramovich nga chelsea mori shtetësinë portugeze në prill 2021 për pozicionin e presidentit roman abramovich për të ngrirë asetet e roman abramovich pronar i chelsea largimi i roman abramovich nga chelsea mori shtetësinë portugeze në prill 2021 për pozicionin e presidentit roman abramovich për të ngrirë asetet e roman abramovich pronar i chelsea

Sondazh

Poll