Sport

Zyrtare: Standard Liège kalon në pronësi të fondit amerikan të investimeve “777 Partners”

12 Mars 2022, 10:21 Nga DOSJA
Zyrtare: Standard Liège kalon në pronësi të fondit

BELGJIKE – Standard Liège zyrtarizoi, të premten pak para mesnate, marrjen e tij 100% të aksioneve nga fondi amerikan i investimeve “777 Partners”, tashmë pronar edhe i Genoas në Itali.

“Nënshkrimi i marrëveshjes ka përfunduar dhe procesi i transferimit do të vijojë normalisht pas disa javësh, sipas procedurës së zakonshme”,- thuhet në njoftimin e klubit belg të Pro League.

Në vështirësi sportive (e 13-ta në kampionat) dhe financiare këtë sezon, Standard ishte në kërkim të investitorëve të rinj. Pronari dhe administratori aktual prej shtatë vitesh, biznesmeni belg Brunon Venanzi, kishte vendosur të largohej. Shuma e blerjes së aksioneve thuhet të jetë në 55 milionë euro, sipas disa mediave belge të shtunën.

“777 Partners” është një kompani amerikane, e specializuar në investime alternative. E themeluar në vitin 2015, bleu 100% të aksioneve të Genoas në Itali dhe gjithashtu zotëron aksione te Sevilla FC në Spanjë.

Ky transaksion vjen edhe në një kontekst, teksa futbolli belg tronditet nga episode të dyshuara, ku ish-presidentin e Standardit, Roland Duchâtelet gjendet në zemër të një rasti, të pretenduar për trukim ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fondi amerikan i investimeve “777 partners” standard liege standard liège dhe charleroi trajneri i ri i genoas fondi amerikan i investimeve “777 partners” standard liege standard liège dhe charleroi trajneri i ri i genoas

Sondazh

Poll