Sport

Legjenda Paolo Maldini, ‘arkitekti’ i Milanit që kryeson Serinë A…

12 Mars 2022, 12:22 Nga DOSJA

ITALI – Nëse Milani lufton për ‘scudetton’ me një faturë ‘të rëndë’ pagash, ose një buxhet për transferime që ne mund t’i konsiderojmë ‘normale’, kjo është falë sukseseve nga drejtuesit e klubit.

Nënshkrime si Rafale Leao, Theo Hernández, Bennacer, Tonali, Kalulu, Maignan, Tomori… janë talente të rritura krah për krah me klubin gjatë garës. Dhe të gjithë kanë diçka të përbashkët: ishte Paolo Maldini, ai që i bindi të transferoheshin në “San Siro”.

Eshtë e vërtetë dhe duhet thënë, se periudha e dytë e Maldinit te Milan ishte e dyshimtë. Kalimi i tij nga fusha e lojës në zyrë, ishte mosbesuese ndaj legjendës në krahun e majtë të “San Siros”. Tani, katër vjet më vonë, në 2022, mund të thuhet pa frikë, se dimensioni i tij si menaxher zikaltër po fillon (pak nga pak) të lërë në hije atë që la si futbollist.

Nëse analizojmë organikën e Milanit, Maldini paraqitet si drejtor i zonës teknike. Mund ta rendisim atë si hapin e tretë në piramidën e kuqezinjve. I pari, natyrisht, është pronari. Ky është ‘fondi Elliott’ (SHBA), me Singer në krye. Më pas gjejmë Ivan Gazidis, administrator i klubit dhe krahu i djathtë i pronarit. Më pas vjen Paolo, paralelisht me presidentin e klubit, një Paolo Scaroni, që është më shumë i ngarkuar me aspektet institucionale dhe marrëdhëniet me publikun sesa me çështjet sportive.

Prandaj, mund të themi: Paolo Maldini është kreu i Milanit në aspektin futbollistik. Ai mbështetet nga Fredecir ‘Ricky’ Massara, drejtori sportiv, i ardhur nga Roma dhe Geoffrey Moncada, i cili mbërriti në 2018 nga Monaco për t’u bërë shef i skautëve kuqezinj.

“Një drejtor teknik ka dy role. Së pari, unë punoj në zyrë. Dritarja e transferimeve është e hapur gjatë gjithë vitit. Takon agjentë dhe njerëz që punojnë në futboll. Pastaj është ana sportive e gjithë kësaj. Shko shiko stërvitjen. Jemi në kontakt të ngushtë me ekipin, kam pasur tetë ditë pushime këtë vit”,- ka treguar Maldini në vitin 2020, në një intervistë për ‘The Athletic’.

Njohja e kufizimeve është e rëndësishme. Maldini i ka të qarta këto. “Nuk do ta shohim më Milanin e Berlusconit”,– deklaroi së fundmi Maldini. – Në “San Siro” nuk është e mundur nënshkrimet e milionerëve apo tërheqja e yjeve të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Jo tani për tani”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-legjenda e milanit milanin të shpërblejë piolin paolo maldini është kreu i milanit stefano pioli i milanit ish-legjenda e milanit milanin të shpërblejë piolin paolo maldini është kreu i milanit stefano pioli i milanit

Sondazh

Poll