Sport

Klopp mbështet sanksionet ndaj Abramovich: “Qeveria britanike bëri mirë”…

12 Mars 2022, 06:48 Nga DOSJA
Klopp mbështet sanksionet ndaj Abramovich: “Qeveria britanike

ANGLI – “Unë mendoj se ajo që bëri qeveria është e drejtë.” Kështu e ka komentuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendimin e qeverisë britanike për të ngrirë asetet e Roman Abramovich për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, me pasoja të pashmangshme edhe për Chelsean, të cilin manjati rus e zotëron.

Trajneri gjerman nuk ka qenë asnjëherë një diplomat i madh dhe as këtë herë nuk ka hequr dorë nga shprehja e lirshme e mendimeve.

“Nuk është një situatë për të cilën janë përgjegjës të gjithë punonjësit e Chelseas. Një njeri është përgjegjës dhe ky njeri është Putin. Nuk e di për rolin e Roman Abramovich në të gjitha këto, por thuhet se ai është i afërt me të. Mendoj se çfarë bëri qeveria britanike është e drejtë.

Por nuk është e mirë për njerëzit e Chelseas dhe tifozët. Unë e kuptoj këtë”,- tha Klopp në një konferencë në prag të ndeshjes së “bluve” kundër Brighton në Premier League.

Kur u pyet për këtë çështje, Pep Guardiola u kufizua në shprehjen e solidaritetit të tij me anëtarët e Chelseas, duke shmangur gjykimin për sanksionet që kanë goditur Chelsean me fjalët “nuk di sa duhet”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermani jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin për të ngrirë asetet e roman abramovich trajnerin e saj gjerman jurgen klopp gjermani jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin për të ngrirë asetet e roman abramovich trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll