Sport

Tym i bardhë: Serie A zgjedh Lorenzo Casinin, si presidentin e ri të Ligës…

12 Mars 2022, 06:14 Nga DOSJA
Tym i bardhë: Serie A zgjedh Lorenzo Casinin, si presidentin e ri të

ITALI – Serie A ka një president të ri të Ligës: Lorenzo Casini u zgjodh me 11 vota pro. Në votim pati tetë fletë votimi bosh, ndërsa një votë shkoi për Paolo Dal Pino, i cili dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Serie A, javët e fundit për arsye familjare.

Casini, një avokat romak i lindur në 1976, është kreu i kabinetit të Ministrisë së Kulturës (MIC), si dhe profesor i rregullt i së Drejtës Administrative, në një shkollë private.

Emri i tij u propozua nga Aurelio De Laurentiis dhe u mbështet nga Claudio Lotito. Casini ka qenë edhe asistent në Gjykatën Kushtetuese të Republikës Italiane për gjyqtarin Sabino Cassese.

“Është gjithmonë mirë kur Liga ka një president, ishte diçka e domosdoshme dhe në një farë mënyre një detyrë. Fat i mirë, ka shumë për të ribërë, por unë mendoj se ai e di këtë.” Kështu u shpreh presidenti i Coni-t Giovanni Malagò, duke komentuar zgjedhjen e presidentit të ri të Lega di A, Lorenzo Casini.

“Punët e mbarë për presidentin e sapozgjedhur Lorenzo Casini. I uroj atij të ribashkojë Ligën e Serie A në një kohë të shkurtër dhe të shprehë një lidership të aftë për t’i përfaqësuar më së miri, nga pikëpamja e sistemit, interesat e klubeve në ligën më të lartë.” Kështu presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, komenton zgjedhjen e presidentit të ri të Lega A me votën e 11 klubeve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ambasadoret e seria a liga e seria a lorenzo casini u zgjodh makthi i përjashtimit nga seria a president të ri të ligës ambasadoret e seria a liga e seria a lorenzo casini u zgjodh makthi i përjashtimit nga seria a president të ri të ligës

Sondazh

Poll