Sport

Revolucion i kritereve për “Topin e Artë”: vlerësimi sezonal dhe jo për vitin kalendarik…

12 Mars 2022, 05:54 Nga DOSJA
Revolucion i kritereve për “Topin e Artë”: vlerësimi

FRANCE Revista prestigjoze “France Football” ka njoftuar një ndryshim historik në dhënien e “Topit të Artë”. Ristilimi do të jetë një përpjekje për ta bërë çmimin më tërheqës, duke ndryshuar disa kritere: performancat e lojtarëve do të vlerësohen për një sezon futbolli (nga gushti deri në korrik të vitit pasardhës) dhe jo më në një vit kalendarik.

Kësisoj edicioni i ardhshëm do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22. Kupa e Botës në Katar, nga ana tjetër, që mbulon sezonin 2022/23, do të jetë pjesë e “Topit të Artë” për 2023-in.

Shkurtimisht, nga 2022, dhënia e trofeut do të ndryshojë. Deri më tani, “Topi i Artë” merrte parasysh dy gjysmë sezone (janar-korrik dhe gusht-dhjetor), ndonjëherë me ndryshime klubesh në mes të vitit, pasi ndahej në fund të një viti kalendarik.

Ndryshimi i kritereve duhet ta bëjë më të logjikshme dhe më të drejtë zgjedhjen e fituesit. Nga viti 2022, gazetarëve të pranishëm, do t’i bashkohet edhe Didier Drogba, ambasadori i çmimit, përveç jurisë që është treguar më perceptuese në edicionin e kaluar.

Ndryshon edhe sistemi i votimit. Organizatorët, në fakt, duan të “kufizojnë jurinë në një elitë, në njohës të vërtetë. Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira të renditjes së FIFA-s (50 për gratë) do të “kualifikohen” për të votuar. Një shtrëngim që forcon niveli i kompetencës dhe kufizon votat fantastike (të rralla).

Nevoja tjetër është që rregullat e përgjithshme të bëhen më të qarta. Sipas “France Football”, trofeu deri më tani u është dhënë shpesh atyre që kanë grumbulluar fitore ekipore, edhe nëse individualisht nuk kanë qenë më të mirët nga të gjithë.

Tani gjërat do të ndryshojnë. Kriteri i parë do të bazohet në paraqitjet individuale, i dyti do të fokusohet në paraqitjet kolektive dhe trofetë e fituar, ndërsa i treti “do të ketë të bëjë me klasin e lojtarit dhe ndjenjën e tij të lojës së ndershme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kryeredaktorit të “france football” në një intervistë të gjatë për “france football” topi i arte trofeu prestigjoz “topi i artë” kryeredaktorit të “france football” në një intervistë të gjatë për “france football” topi i arte trofeu prestigjoz “topi i artë”

Sondazh

Poll