Politike

VD-Balluku e paralajmëron: Nga nesër kontroll, duhen 90 ditë rezerva nafte, ndryshe gjobë!

11 Mars 2022, 08:52 Nga DOSJA
VD-Balluku e paralajmëron: Nga nesër kontroll, duhen 90 ditë

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se nga nesër do të nisin kontrollet në terren ndaj furnizuesve të naftës për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës, që duhet të jetë e barabartë me 90 ditë. Sipas Ballukut, ministrja theksoi se kush nuk ka rezervën e sigurisë së naftës, masa e gjobës do të jetë 50% sa kuota e munguar për rezervën e sigurisë.


“Çështja që duhet të diskutojmë sot i përket rezervave të sigurisë, jeni në dijeni. Shpjegon momentin kur gjykohet se kur ndodhemi në një krizë, sot jemi para saj. VKM flet edhe kur çmimet rriten tejet normales. është e nevojshme që të flasim qartë se ç’kërkon qeveria sot nga ju. Kështu që ministria e i ka të gjitha të dhënat dhe janë të qarta e transparente. Pra për mbulimin e nevojave dhe rafineritë e naftës janë të detyuruara për të mbajtur rezerva sigurie. Janë të detyruar të mbajnë 90 ditë rezerva. Bordi që kryeministri përmendi do të ketë dhe një detyrë tjetër, përmes të gjithë instrumentave, do të nisim një kontroll në terren, në vendin ku duhet të mbahen rezvervat. Do të ishte mirë që të dekarohej sasia që ju keni si rezerva. Masa e gjobës është deri në 50% të vlerës së sasisë së produktit që mungon nga kuota,”-tha Belinda Balluku.

LAJMI KRYESOR: Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën

(k.m/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku rama per naften 11 mars 2022 belinda balluku rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll