Politike

Kundër Bashës? Bejko: S’ka projekt të qartë për të ardhmen, s’di si ta përballojë humbjen

11 Mars 2022, 07:45 Nga DOSJA
Kundër Bashës? Bejko: S’ka projekt të qartë për

TIRANË– Roland Bejko mendon se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka asnjë plan për të ardhmen dhe se si duhet që ta përballojë humbjen. Kështu deklaroi ai mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Open’ teksa u pyet nëse Basha duhet që të japë dorëheqjen. Bejko shtoi se ishte kundër rikthimit të Berishës në krye të Partisë Demokratike pasi mendon se lideri historik i PD e konsideron partinë si një pronë.

Unë mendoj se tani po bëhet lufta kush do fitojë grupin parlamentar. Berisha po u bën thirrje demokratëve, ai e ka paracaktuar veten e tij si kryetar, se ka thënë se data 6 konfirmoi Berishën në politikë, pra në krye të PD-së që mendon. Tani janë dy parti, ajo e zotit Basha. Të dy palët kanë përjashtuar njëri tjetrin. Nëse deputetët e kanë bërë këtë deklaratë dhe ikin te Berisha është e pamoralshme, se bëhet si trofe. Cfarë duhet të bëjë Basha, ai duhet të ishte i përgatitur për këtë situatë. Nuk duhet ta kishte thënë atë frazë pas zgjedhjeve, ai nuk ka një projekt të qartë se si do të përballojë këtë humbje. Ai nuk duhet ta konsiderojë partinë si pronë të vetën. Unë jam kundër rikthimit të Berishës se ai e konsideron partinë si një pronë.’– u shpreh Bejko.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha roland bejko lulzim basha roland bejko

Sondazh

Poll