Politike

VD-Nafta/ Rama: Tani jemi përballë një krize, ne do i vëmë një mburojë mbrojtëse

11 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA
VD-Nafta/ Rama: Tani jemi përballë një krize, ne do i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se kriza më e madhe është ajo energjetike që po cilësohet si pandemia e re. Ai tha se qeveria ka vendosur që nga rritja e çmimit të energjisë të mos preket familjet dhe biznesi i vogël dhe për këtë deri në fund të vitit i duhen 640 mln dollarë, ndaj dhe si qeveri do të vendosë një mburojë për qytetarët që të mos preken nga kriza. Sipas tij, qeveria paguan 640 mln dollarë ekstra për të mbuluar shpenzimet e qytetarëve.


“Sot është shumë e qartë për të gjithë dhe insistoj se mund të jemi të ndarë në opinione por jemi të bashkuar në fakte. Vendi po përballet me pasojat e një lufte që ka nisur në Europë. Dua muaj më parë u shfaqën simptomat e para të krizës energjitike. Ata që janë më të zëshëm, protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë që po konsiderohet si pandemia e re. Do e përsëris pafund se e kemi deklaruar që në krye të herës. Tani jemi përballë një krize, e ne do i vëmë një mburojë mbrojtëse. Sot, që ta dëgjojnë të gjithë, nëse çmimi i energjisë do të jetë ashtu siç është sot 550 euro megavat/orë, do të na duhen 640 mln dollarë deri në fund të vitit deri në fund të vitit. Na duhen për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Është për të qeshur dhe për të qarë se thonë na rregullo naftën. Këtë po bën kjo qeveri. Është për të qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë. Ne do preknim pensionistët, fermerët, ata me ndihmë ekonomike, qindra e mijëra njerëz dhe motorin e vetëpunëisimit, biznesin e vogël. Këta ne nuk i prekim për asnjë çmim. nëse çmimi i energjisë do kthehet aty ku ishte para luftës na duhen 290 milionë ekstra“, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per naften 11 mars 2022 edi rama rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll