Politike

Fevziu bën listën: Këto ishin dy gabimet e Bashës

10 Mars 2022, 18:44 Nga DOSJA
Fevziu bën listën: Këto ishin dy gabimet e Bashës

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka renditur dy gabimet që sipas tij ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha. I ftuar në ‘ABC’, Fevziu tha se Basha e ka projektuar gjithmonë vetem në hijen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky sipas Fevziut ishte gabimi i parë. Ndërsa i dyti kanë qenë vendimet drastike, si mbyllja në çadër e djegia e mandateve.

“Lulzim Basha kishte dy gabime të mëdha. Gjithë jetën e projektoi veten nën hijen e Berishës. E dyta ka një sjellje kakofonike, tregoi se nuk kishte filozofi të tij në politike, as ambicie për të marrë drejtimin e vendin. Bashën sot e gjeje në liderin e butë, dhe nesër bënte një gjest që se ka bërë askush në Shqipëri, nuk është mbyllur askush në çadër, nuk ka dorëzuar askush mandatet,”- tha Fevziu ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu lulzim basha sali berisha blendi fevziu lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll