Politike

Ka komunikim me Bashën? Berisha: Ka tejkaluar vijën e kuqe, nëse e ndien se mund të marrë..

10 Mars 2022, 21:43 Nga DOSJA
Ka komunikim me Bashën? Berisha: Ka tejkaluar vijën e kuqe, nëse

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka kontakte me demokratët në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se me Lulzim Bashën nuk ka asnjë llojë komunikimi, pasi sipas tij ai ka kaluar çdo vijë të kuqe. Por Berisha shtoi se Basha e ka rrugën e hapur që të garojë përsëri për kryetar partie në garën që sipas tij, do të hapet pas Kuvendin Kombëtar më 30 prill.

Pjesë nga biseda

A do të ndërmerrnit një nismë të takonit Bashën për të gjetur një zgjidhje?

Berisha: Ne po vendosim kontakte dhe jam i hapur…

Përfshirë dhe Z.Basha?

Berisha: Jo, nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur.

(I.A/.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll