Politike

Rama paralajmëron administratën e ministrat: Shkurtim drastik makinash, do i paguani vetë

10 Mars 2022, 18:15 Nga DOSJA
Rama paralajmëron administratën e ministrat: Shkurtim drastik

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar administratën dhe ministrat për shkurtim drastik makinash. Gjatë një video-live në Facebook, Rama tha se çdo përdorim mbi atë që është caktuar do të paguhet vete nga punonjësit. 

Ndjekësi: Ky është problem që nuk dëgjojmë njëri-tjetrin, del ministrja thotë që blini cigare në këmbë jo me makina

Edi Rama: Duhet të shohim dhe aspektin e kursimit, është e vërtetë dreqi e mori që një pjesë e shpenzimeve mund të shkurtohen. Edhe në qeveri edhe në administratë do të vendosim shkurtime drastike dhe çdo përdorim mbi atë të caktuarin do të paguhet vetën nga punonjësit. Edhe nga energji elektrike mund të ketë kursim, jo të mos ngrohemi e të mos gatuajmë, por të mos lëmë dritat kot ndezur përshembull.

LAJM KRYESOR: VD- Rritja e çmimeve, Rama cakton fitimet në treg, bord për karburantet: Gjobë kush abuzon

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll