Politike

VD-Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të tjerët s’e kanë! Prandaj…

11 Mars 2022, 08:31 Nga DOSJA
VD-Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar edhe njëherë faktin se çmimi i naftës në Shqipëri është më i kushtushëm se në vendet e tjera, pasi ka një ngarkesë ekstra. Megjithatë, Rama nuk lë pa përmendur se qeveria e tij, po mbulon shpenzimet e faturave të energjisë elektrike.


Është e vërtetë që kemi tek struktura e çmimit të naftës një ngarkesë ekstra, që të tjerët nuk e kanë prandaj çmimi është më i lartë. Por të tjerët nuk kanë 0 TVSH për biznesin e vogël, nuk i kanë kaq të ulëta taksat mbi pagat që janë simbolike, deri në 1 mln lekë të vjetra, nuk i kanë kontributet më të ulëtat në rajon. Kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale mbi individin dhe biznesin e vogël. Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë dhe të pensionistëve. Këtu si në të gjithë fillin e arsyetimit tonë qeverisës, kush ka më shumë mundësi do të mbajë më shumë barrë,“-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën

(k.m/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per naften 11 mars 2022 edi rama rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll