Politike

VD-Rama: Brenda 24 orësh do ketë akt normativ, qeveria do administrojë furnizmin e naftës

11 Mars 2022, 08:38 Nga DOSJA
VD-Rama: Brenda 24 orësh do ketë akt normativ, qeveria do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se do të dalin me një akt normativ për t’i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, duke rënë në dakordësi bashkë me furnizuesit. Po ashtu gjat fjalës së tij, Rama përmendi dhe të gjithë anëtarët e Bordit Kombëtar, duke sqaruar se nga ana e furnitorëve, ata të fundit do të duhet që ta zgjedhin vetë se kush janë 5 që do t’i përfaqësojnë. Para tyre, kreu i qeverisë tha se tani është koha që asnjë prej tyre nuk do të mund të fitojë.


“Duhet të shohim si të kompensiojmë fermerët. Kemi vendosur naftë pa taksa, të ardhurat plus ne do i kthejmë përsëri tek ata që janë më në nevojë sot dhe përdorin transportin publik. Nuk jemi të gjithë njësoj. Për të mos u zgjatur këtu se planin e masave siç e kemi thënë do e kemi gati në fund të javës. Sot jemi këtu për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë që duhet të bëjë sakrificë. Është shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni. Kjo nuk është koha për të fituar por për të rezistuar. Nuk mund të ndodhi që ju të fitoni, asnjë gjë më shumë sesa të mbështesni popullin shqiptar, do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, qeveria, të gjithë kanë detyrimin të mbajnë pjesën e tyre të barrës. Do të mbani pjesën tuaj se nuk mund të ndodhi që të fitoni asgjë më shumë seç ju duhet që të vazhdoni të furnizoni popullin shqiptar dhenë këto kushte brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pamiratuar nga bordi, kush do e bëjë do humbasë pikën e karburantit. Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj. Zgjidhini vetë ju! Do të përcaktojnë çmimet, dhe nuk do të ketë asnjë çmim të përcaktuar që nuk e ka miratuar bordi dhe kush vendos një çmim më të lartë do të humbisni pikën e karburantit,”– tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën

(k.m/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per naften 11 mars 2022 edi rama rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll