Sport

E.League/ Barcelona nuk ia del dot me Galatasaray-n, Atalanta përmbys Leverkusen

10 Mars 2022, 22:09 Nga DOSJA
E.League/ Barcelona nuk ia del dot me Galatasaray-n, Atalanta përmbys

EUROPË– U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Europa League. Emocionet e kupës së vogël nisën fillimisht në orën 18:45 ku Sevilla mposhti me shifrat 1-0 ëest Ham, ndërkohë që në 4 sfidat që startuan në orën 21:00, spikat barazimi në shtëpi i Barcelonës përballë Galatasaray-t.

Sfida zhvilluar në Camp Nou përfundoi me shifrat me shifrat 0-0, duke lënë çdo gjë të hapur në Turqi. Në takimin tjetër Atalanta fiton me shifrat 3-2 përballë Bayer Leverkusen. Berat Gjimshiti e nisi takimin si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 69′.

Ndërkohë që golat e takimit u shënuan fillimisht nga Wirtz në minutën e 23′, ndërsa Malinovsky dhe Muriel do të shënonin shumë shpejt duke kaluar në avantazh Atalantën. Në pjesën e dytë, do të ishte përsëri sulmuesi kolumbian që do të shënonte në minutën e 49′, ndërsa Diaby do të realizonte golin e dytë për ekipin gjerman.

Në 2 sfidat e tjera, Braga dhe Rangers, nuk falën në shtëpi duke fituar pastër ndaj Monacos dhe Crvena Zvezdës, respektivisht me rezultatet 2-0 dhe 3-0. Sfidat e kthimit të Europa League do të luhen pas 1 jave.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta barcelona europa league atalanta barcelona europa league

Sondazh

Poll