Politike

Rama: Nafta në Shqipëri nuk bën, s’punojnë makinat, do i çoni për skrap

10 Mars 2022, 17:48 Nga DOSJA
Rama: Nafta në Shqipëri nuk bën, s’punojnë makinat, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk pranon të quhet hajdut, jo pa prova të paktën. Në një dalje në Facebook, teksa fliste për krizën në Shqipëri, Rama tha se askush nuk mund të të akuzojë pa prova për diçka. I pyetur për naftën që prodhohet në Shqipëri, Rama tha se ajo nuk është për mjete. 

“Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë. Në jetën time nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt dhe kam kuptuar se lekë në varr nuk bën punë sa dheu. Ne mund të jemi të ndarë për opinionet, por nuk mund të jemi të ndarë për faktet. Problemi me energjinë thonë është se kemi mjaftueshëm dhe se jemi të pasur, por fajin e ka qeveria sepse shet jashtë. Kjo është një premisë e gabuar. Ne nuk kemi mjaftueshëm energji edhe kur jemi në kulmin e prodhimit. As naftën sepse nuk kemi naftë për benzinë dhe diesel, por nafta jonë është e rëndë dhe shitet për bitum. Nëse do të futej në serbatorët për një javë do t’i çonte për skrap. Fakti është se ne e shesim energjinë në kohëra me shi dhe kur e shesim ose të bëjmë këtë ose ta hedhim se nuk mbahet në dollap dhe natyrisht e shesim lirë sepse s’ka kërkesë,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VD- Rritja e çmimeve, Rama cakton fitimet në treg, bord për karburantet: Gjobë kush abuzon

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike ne shqiperi edi rama kriza ekonomike ne shqiperi

Sondazh

Poll