Sport

Editoriali i ‘L’Equipe’: “PSG nuk di të ndërtojë një ekip, por ata dinë të shemben”…

10 Mars 2022, 11:06 Nga DOSJA

FRANCE Në editorialin e saj, gazeta ‘L’Equipe’, bën një bilanc të një tjetër dështimi europian të Paris SG:

“PSG ende nuk di të ndërtojë një ekip, por di shumë mirë të shembet”, shkruan sportivja franceze, duke iu referuar përmbysjeve të tjera të bujshme të pësuar, si ai 6-1 ndaj Barcelonës më 2017, ose ndeshja 1-3 në shtëpi kundër Manchester United më 2019.

“I njëjti dështim, i njëjti makth, i njëjti lëngëzim, e njëjta fundosje absolute sapo u ngrit stuhia, i madhi i pamasë Karim Benzema. Kjo jo më një rastësi, është një kulturë.

Pas një finale në 2020 dhe një gjysmëfinale në 2021, që sugjeroi një epokë të re, PSG u zhduk nga Champions League në vitin e nënshkrimeve të saj galaktike, sepse nuk ka marrë mësim, duke vazhduar të mendojë se ishte e mjaftueshme për të bashkuar yjet për shtrirjen e planetëve,”- shkruhet ndër të tjera në editorialin e vështirë të ‘L’Equipe’ .

B.T (Dosja.al.)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori sportiv i psg -së në përfundim të kontratës me psg presidenti i psg-së drejtori sportiv i psg -së në përfundim të kontratës me psg presidenti i psg-së

Sondazh

Poll