Sport

Grushte dhe kërcënim me jetë, Al-Khelaifi nuk përmbahet pas Real Madrid! UEFA ka videot

10 Mars 2022, 08:50 Nga DOSJA
Grushte dhe kërcënim me jetë, Al-Khelaifi nuk përmbahet pas

MADRID– Eleminimi i PSG nga Champions League pati një situatë të pakëndshëm në tunelin e stadiumit ‘Santiago Bernabeu’. Teksa lojtarët po festonin këtë sukses, në dhomën  e zhveshjes së PSG do të zhvillohej një përplasje mes Neymar dhe Donnarumma. Sulmuesi brazilian dhe portieri italian madje do të përplaseshin me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të detyruar t’i ndajnë.

Konflikti nisi nga gabimet në fushë: ai i Gigio-s me rastin e golit të parë, ndërsa O’Ney humbi topin në golin tjetër të Real Madrid. Më i qetë nuk ishte as presidenti i PSG Al-Khelaifi, i cili akuzoi arbitrit pasi nuk fërshëlleu faullin e Benzema-s ndaj Donnarumma-s në momentin që rezultati shkoi 1-1. Sipas Movistar dhe Marca, numri një i klubit hyri nervoza në dhomat e zhveshjes në minutën e 90-të dhe do të kishte fyer arbitrin duke goditur dyert me grushta.

Dyshohet se ai ka kërcënuar me vdekje një punonjës të Realit që po filmonte me telefon. Pamjet më pas, me siguri, janë fshirë me ndërhyrjen dhe kërkesën e Leonardos. Për të larguar Al-Khelaifin, i cili ka hyrë edhe në zyrën e Megia Davilës, ish-arbitre dhe tashmë delegate e Realit në fushë, duket se ka ndërhyrë edhe policia.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport al-khelaifi psg real madrid al-khelaifi psg real madrid

Sondazh

Poll