Sport

Benzema në historinë e Realit: 309 gola për “los blancos”, francezi parakalon Di Stefanon

10 Mars 2022, 05:30 Nga DOSJA
Benzema në historinë e Realit: 309 gola për “los

SPANJE – Tre gola dhe një mbrëmje fantastike. Kështu e arkivon Karim Benzema ndeshjen e rikthimit për 1/16-tat e Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Një “hat-trick special” për francezin, i cili arrin shifrën 309 golave me fanellën “los blancos”, duke kaluar Alfredo Di Stefanon, një nga golashënuesit e shquar të të gjitha kohërave të Real Madridit.

Një arritje e jashtëzakonshme, që bën ish-sulmuesin e Lyonit, si golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e “los blancos”, vetëm pas  Raul (323 gola) dhe Cristiano Ronaldo (të paarritshëm në 450 qendra).

“Jam krenar që jam golashënuesi i tretë më i mirë i Realit,- shprehet Benzema në fund të ndeshjes. – Por unë nuk do të ndalem. Unë dua të shënoj përsëri dhe përsëri. Real Madridi është ende gjallë dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë, – vazhdoi sulmuesi duke komentuar rikthimin e çmendur kundër PSG-së. – Duhet të falënderojmë tifozët e Real Madridit, ata ishin vërtet të veçantë sonte”.

?3️⃣ ¡@Benzema se convierte en el tercer máximo goleador de nuestra historia!
⚽ 309#RealFootball pic.twitter.com/tQq611X2ho

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 9, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alfredo di stefanon champions league kundër real madridit karim benzema ishte fantastik një dygolësh të cristiano ronaldos per te interesohet real madridi alfredo di stefanon champions league kundër real madridit karim benzema ishte fantastik një dygolësh të cristiano ronaldos per te interesohet real madridi

Sondazh

Poll