Sport

Europa League/ Fitore në transfertë për Eintracht dhe Lyon, një hap drejt kualifikimit

10 Mars 2022, 06:10 Nga DOSJA

SPANJE – Fitore në transfertë për Eintracht Frankfurt dhe Lyon në ndeshjet e para të fazës së 16-ave të Europa League. Gjermanët pushtojnë Sevillen, duke mposhtur Betisin me rezultatin 2-1: avantazhi i Kostiqit, barazon Fekiri, avantazh i ri i Kamadës e gjitha në pjesën e parë. Kurse francezëve u mjafton 1-0 në Oporto, me golin vendimtar të brazilianit Paquetà. Të enjten e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për të kaluar në çerekfinale.

Betis-Eintracht Frankfurt 1-2

Hap i gabuar në shtëpi i Betis, që bie kundër Eintracht, ndërkohë që të enjten e ardhshme, në Frankfurt, do të duhet të përpiqet të rikuperohet. Gjermanët nisin fuqishëm me avantazhin e Kostiqit në minutën e 14-të, por andaluzët reagojnë menjëherë dhe në gjysmë ore Fekir barazoi rezultatin në 1-1. Një bilanc që gjithsesi nuk zgjat shumë, sepse në të 32′, në kundërsulmin e parë Eintracht kalon sërish në epërsi me Kamadën. Mysafirët më të përqendruar dhe në fillim të pjesës së dytë. Borre ka rastit për të barazuar, por Claudio Bravo pret penalltinë dhe më pas rezultati mbetet i pandryshuar në 1-2. Betis u hodh përpara, por Frankfurt për pak sa nuk shënoi edhe golin e tretë disa herë dhe në minutat e fundit, sulmi i dëshpëruar i skuadrës së Pellegrinit ishte i kotë.

Porto-Lyon 0-1

Fitore në transfertë edhe nga Lyon, që pushton Oporton dhe fut gjysmë këmbe në çerekfinale. Pjesa e parë e ekuilibruar, me ritme shumë të ulëta. Më pas duhet një blic në pjesën e dytë për të thyer ngërçin: ai mbërrin në minutën e 59-të me ish-milanistin Paqueta që godet dhe shënon 1-0 për francezët. Porto ngrihet menjëherë dhe duket se ka shansin e madh në minutën e 65-të, kur Paquetà prek topin me krah në zonën e tij, por më pas VAR dhe arbitri kthejnë vendimin e pare për penallti. Portugezët e arrijnë golin e barazimit të Mbemba, por përsëri VAR për pozicion jashtë loje e anullon atë, duke e mbytur ngazëllimin e Conceicaos.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lyon nuk shkoi se sa një barazim 1-1 në ndeshjen kundër eintracht frankfurt rezultatet e europa league lyon nuk shkoi se sa një barazim 1-1 në ndeshjen kundër eintracht frankfurt rezultatet e europa league

Sondazh

Poll