Sport

‘Ka ndihmuar Putin’/ Qeveria britanike ‘ngrin’ Abramovich, bllokon shitjen e Chelsea-t

10 Mars 2022, 11:28 Nga DOSJA
‘Ka ndihmuar Putin’/ Qeveria britanike ‘ngrin’

ANGLI-Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria britanike dhe të gjitha pasuritë dhe asetet, përfshirë Chelsea-n, janë ngrirë. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e futbollit, por kjo masë pengon shitjen e klubit paralajmëruar nga manjati rus.

Masa e marrë do të pengojë Chelsean të bëjë merkato gjatë verës, të rinovojë kontratat që skadojnë dhe nuk mund të shesë bileta. Problem për trajnerin Tuchel, i cili në fund të vitit do të humbasë Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta. Do të duhet një tjetër përjashtim nga qeveria, sepse situata është e zhbllokuar, por në çdo rast, Abramovich nuk do të mund të përfitojë asgjë nga shitja e mundshme.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pikëthelbësor që përcakton Abramovich “të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”Londra njoftoi se ka urdhëruar ngrirjen e aseteve të shtatë biznesmenëve rusë, përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev, pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve të vendit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll