Sport

Pochettino: “Kishte faull ndaj Donnarummas, e kam parë 40 herë. Është padrejtësi e madhe”

10 Mars 2022, 10:48 Nga DOSJA
Pochettino: “Kishte faull ndaj Donnarummas, e kam parë 40 herë.

SPANJE – Mauricio Pochettino konteston arbitrimin, i konsideruar vendimtar në eliminimin e Paris Saint-Germain kundër Real Madridit. Ja fjalët e tij në konferencën për shtyp:

“Ndjej një ndjenjë padrejtësie të thellë, e kam fjalën për golin e pësuar. Ka një faull të qartë nga Benzema ndaj Donnarummas dhe që nga ai moment gjithçka ka ndryshuar. Ne nuk ia dolëm me anën emocionale pas golit, menjëherë u ekspozuam shumë ndaj Real Madridit.

Ne ishim më të mirët në përballjen e dyfishtë. Eliminimi nga Champions League është një goditje e tmerrshme.”

“Nuk mund ta konsideroj gabim kur ka një faull të qartë. E them këtë, pasi kam parë pamjet të paktën 30-40 herë, madje edhe nga këndvështrime të ndryshme. Nuk mund të quhet gabim. Ky është futbolli, kur luan në nivelin më të lartë kontinental. Konkurrenca dhe detajet e vogla bëjnë diferencën. VAR nuk e pa këtë faull dhe ishte një faktor përcaktues.”

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ka akuzuar mauricio pochettinon për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain vetë trajneri mauricio pochettino ka akuzuar mauricio pochettinon për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain vetë trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll