Aktualitet

Rrezikoi jetë! U fut në mes të sheshit Skënderbej me makinë, 2 vite burg për Arben Memën

10 Mars 2022, 11:18 Nga DOSJA
Rrezikoi jetë! U fut në mes të sheshit Skënderbej me

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite heqje lirie, Arben Memën, i cili terrorizoi me makinë qytetarët në sheshin “Skënderbej” ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. I riu, i cili rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, rrezikoi jetën e disa qytetarëve që ndodheshin në mes të sheshit. Përveç dënimit, Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës. 

Ngjarja fillimisht u dyshua si akt terrorist ditën e zgjedhjeve, por më pas rezultoi se thjesht ishte nën efektin e drogës e si pasojë kishte humbur kontrollin e mjetit.

Mema, fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit hero Klodian Elqeni, i cili u fut nga dritarja e mjetit dhe e ndaloi duke e qëlluar me shqelm në fytyrë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mema klodian elqeni arben mema klodian elqeni

Sondazh

Poll