Aktualitet

Tiranë/Arrestohet 31 vjeçari shqiptar pas kërkimit në Interpol

10 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
Tiranë/Arrestohet 31 vjeçari shqiptar pas kërkimit në

TIRANË- Qytetari Admir Haci, 31 vjeç, banues në Tiranë arrestohet për vepra penale si vjedhje, dëmtime të tjera me dashje, vjedhje me armë të kryera në bashkëpunim. Ky operacioni policor i koduar “Tracking”, ka përfunduar me sukses pas arrestimit të qytetarit. Qytetari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar në Itali me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij qytetari.

Njoftim i Plotë i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracking”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: Admir Haci (Ruçi), 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovës/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll