Sport

Benzema galaktik, çmonton PSG me tri gola, Messi e CO i thonë lamtumirë Championsit

9 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Benzema galaktik, çmonton PSG me tri gola, Messi e CO i thonë

MADRID-Real Madrid në turin tjetër të Champions League. Në përballjen e dytë të 1/16-tave të Champions League, skuadra drejtuar nga Ancelotti mposht me shifrat 3-1 PSG dhe përmbys rezultatin e ndeshjes së parë (1-0) duke fituar të drejtën për të kaluar në çerekfinale.

Në pjesën e parë do të ishte Mbappe që do të shënonte në minutën e 39′, megjithatë Real Madrid tregon karakter në fraksionin e dytë. Gianluigi Donnarumma bën një gabim vërtet të pabesueshëm në minutën e 61-të të ndeshjes. Në përpjekje për të kthyer topin, Benzema i bën presion dhe e bën atë ta kthejë topin keq.

Sfera mbërrin në këmbët e Vinicius, i cili i shërben Benzemas dhe francezi barazon, por nuk përfundon këtu, sepse Benzema do të shënonte golin e dytë në minutën e 78′. Disa sekonda nga ky realizim, sulmuesi francez do të realizonte sërish, Marquinhos gabon në mbrojtje dhe francezi do të shënonte golin e tretë.Messi e Neymar duhet ti thonë lamtumirë Championsit. Në takimin tjetër, Manchester City nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Sporting Lisbon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport psg real madrid psg real madrid

Sondazh

Poll