Sport

Trajneri Ancelotti: “Gabimi i Donnarummas ndryshoi rrjedhën e ndeshjes”…

10 Mars 2022, 05:25 Nga DOSJA

SPANJE – “Është një mbrëmje e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme, sidomos për mënyrën se si shkoi pjesa e parë. Ata e menaxhuan topin, shënuan. Më pas ishte magjia e këtij stadiumi dhe pas gabimit të Donnarumma, ndeshja mbaroi për ta dhe filloi për ne”.

Kështu e ka komentuar në mikrofonin e Prime Video fitoren 3-1 ndaj PSG-së, trajneri Carlo Ancelotti, sukses që e kualifikoi Real Madridin në çerekfinalet e Champions League.

“Ne fituam pas një ndeshje që ishte bërë shumë e vështirë, shumë e komplikuar, aq më tepër pas golit të Mbappe, – vazhdoi ai duke analizuar ndeshjen. – Ne u përpoqëm të bënim presion mbi PSG dhe madje, tifozët filluan të na nxisnin dhe të na shtynin gjithmonë e më shumë. Ne jemi shumë të gëzuar”. 

“Pjesën e dytë e ndërtuam mbi vuajtjet, – vazhdoi trajneri i “los blancos”. – Ata driblonin mirë dhe ishte e vështirë t’i vidhje topin, por ne ishim në vend. Dhe kur drita u ndez, askush nuk mund të na ndalte më”. 

“Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai e zhvilloi këtë ndeshje me një efektivitet monstruoz, – ka shtuar ai, duke komentuar “hat-trick”-un e sulmuesit të Realit. – E ardhmja është ditë pas dite për mua, – përfundoi Ancelotti. – Jam i lumtur që jam në këtë klub.”

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlo ancelottin dhe thibaut courtois i erdhi radha donnarummas i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema ishte fantastik trajneri carlo ancelotti carlo ancelottin dhe thibaut courtois i erdhi radha donnarummas i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema ishte fantastik trajneri carlo ancelotti

Sondazh

Poll