Politike

Protesta masive! Vjen reagimi i parë nga maxhoranca: Rruga s’e bën dot politikën e taksave

9 Mars 2022, 19:25 Nga DOSJA
Protesta masive! Vjen reagimi i parë nga maxhoranca: Rruga s’e

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën për rritjen e çmimeve të zhvilluar në Tiranë përballë Kryeministrisë. Në një postim në Facebook ai shprehet kundër protestuesve teksa shkruan se ‘rruga’, referuar qytetarëve, nuk mund të bëjë politikën e taksave.

Me ironi, ai shton se një ‘intelektual’ thotë se po ta blejë bukën në këmbë do të lodhet më shumë dhe do të kërkojë më shumë për të ngrënë, por s’do të ketë para mjaftueshëm.

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? Ja kështu: Folësi flet kundër tatimit të ulet të DIVIDENTIT, tatimit të KRAHUT TE PUNES dhe, berishizmi i përgjigjet: POSHTË KOMUNIZMI! Edhe për tatim të dividentit, edhe Poshtë Komunizmi, nuk shkon!

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? Intelektuali: Mnistrja na tha ta blenim bukën në këmbë, por nuk e di ministrja që po ta blej bukën me këmbë, lodhem më shumë dhe dua më shumë bukë të ha, ku t’i gjej lekët për më shumë bukë, he ministre?”- shkruan Braçe.

LAJM KRYESOR:3 ORË/ Protestë masive në shesh, paralizohet trafiku, ndërhyn policia, ka të shoqëruar

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace proteste kunder rritjes se cmimeve erion brace proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll